Shtatë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Shtatë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Në spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar shtatë pacientë  me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se shtatë pacientët janë në oksigjenoterapi.

Me këtë rast, nga spitali kanë bërë thirrje për vaksinim antiCOVID-19 e po ashtu qytetarëve u është bërë thirrje që të respektohen masat që janë në fuqi për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Raporti i spitalit:

7 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID,

7 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv,

7 pacientë janë me oksigjeno terapi. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles