Shtatë viktima me COVID-19 në Maqedoni

Shtatë viktima me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.928 testime për coronavirus, ndërsa 1.732 raste kanë rezultuar pozitiv.



Prej rasteve të reja 204 janë riinfektime me COVID-19.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 6 pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 24 dhjetor 2021, deri 11 janar 2022.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.035 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 241.651, prej të cilëve 218.340 janë shëruar, ndërsa 8.083 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (14 janar) është 15.228./Gazeta Enigma/

Related Articles