Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmet jashtë Aeroportit të Kabulit

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmet jashtë Aeroportit të Kabulit

Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit.

Pretendimi erdhi në një mesazh të postuar në kanalin Telegram të lajmeve të tyre.

Grupi tha se një sulmues vetëvrasës – të cilin ata e identifikuan – shpërtheu një jelek shpërthyes midis afganëve dhe forcave amerikane, raporton BBC.

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë gjithashtu se ata besojnë se militantët rajonalë të ISIS, ISIS-K ishin prapa bombardimit.

Theksojmë se 12 marinsa amerikanë dhe gjashtë afganë kanë vdekur pas dy sulmeve jashtë Aeroportit të Kabulit në Afganistan.

Ndryshe, Gjermania ka përfunduar para kohe procesin e evakuimit nga shteti afgan ndërsa amerikanët dhe britanikët do të vazhdojnë pavarësisht sulmit të fundit. 

Related Articles