Shtëpiza e “Vrapo babadimër” dëmtohet dhe vidhen rreth 40 kostume

Shtëpiza e “Vrapo babadimër” dëmtohet dhe vidhen rreth 40 kostume

Shtëpiza ‘Vrapo babadimër’ e cila është vendosur në Sheshin e Prishtinës është dëmtuar e janë vjedhur rreth 40 kostume.

Kështu ka bërë të ditur organizatori i aktivitetit ‘Vrapo babadimër’, Jusuf Islami.

“Edhe pse isha tash i ftuar musafir ne program të mëngjesit ne RTK, e pa mundur te jem, fotografia flet vet, rreth 40 kostume te vjedhura dhe damtim i shtëpizës”, ka shkruar Islami.

Nisma ‘Vrapo Babadimër’, sjell këtë vit edicionin e gjashtë. Këtë vit motoja e aktivitetit ku pritet t’i gëzojë rreth 700 familje ka moton ‘Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familje’.

Ndërkohë që më 12 dhjetor, në ora 11:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ do të mbahet mini-maratona humanitare ‘Vrapo Babadimër’.

Qëllimi i kryesor i kësaj iniciative është ngritja e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë.

Nuk është hera e parë që kjo shtëpizë thyhet dhe vidhen gjësende, pasi njëjtë ka ndodhur edhe në vitin e kaluar.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Related Articles