Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë transferuar 50 autoblinda Kosovës për foecimin e FSK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të transferojnë 50 Autoblinda (ASV) për Qeverinë e Kosovës në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes (Excess Defense Articles Program)”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Tutje Ambasada ak njoftuar se një gjë e tillë vjen si hap tjetër për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së.
“Kosova, duke përdorur burimet e saj të mbrojtjes, do t’i bëjë këto automjete plotësisht funksionale, duke shënuar një hap tjetër në përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përforcimin e sigurisë së të dyja vendeve tona”. /Gazeta Enigma/