Shteti nuk ka investuar asnjë ‘lopatë betoni’ në stadiume derisa po i maltreton klubet për ri-licencim

Shteti nuk ka investuar asnjë ‘lopatë betoni’ në stadiume derisa po i maltreton klubet për ri-licencim

Dikasteri i sporteve në vendin tonë, vazhdon të jetë nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve, e cila obligim parësor e bartë edhe investimin në infrastrukturë, shkran Albanian News.

Por përkundër premtimeve publike, edhe kjo qeveri sikur heshtë përballë kërkesave për investime në infrastrukturë, madje për sportin më popullor – futbollin, është folur shumë por topi vazhdon të rrokulliset në disa terene artificiale të siguruar kryesisht nga Federata e Futbollit të Kosovës si investime nga FIFA.

Tanimë është bërë rutinë, në prag të kampanjave eliminatore të Kombëtares së Kosovës, të bëhet çështje STADIUMI.

Ende vazhdojmë të mbështetmi te i vetmi stadium, i cili mezi i plotëson kushte për ndeshje ndërkombëtare. Falë mirëmbajtjes nga FFK, ‘Fadil Vokrri’ shërben që ndeshjet si vendas ti zhvillojmë në Kosovë, për ndryshe duhet të kërkojmë streh në Shqipëri apo gjetiu.

Hiq stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, i cili megjithatë Llapit i shërben vetëm për ndeshjet e organizuara nga FFK, skuadrat tjera janë në hall edhe më të madh duke u mbështetur kryesisht në bari sintetik e kushte elementare të tribunave për publik.

Qeveria jonë, përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, në vend që të mendoi për fillimin e rregullimeve të stadiumeve, sikur bëjnë sehir.

Madje vetëm pengesa i vënë zhvillimit të futbollit.

Duke u thirrur në një udhëzim administrativ, ende nuk e kanë rilicenuar FFK, e këtu klubet pësojnë më së keqi.

Anomalia është se nuk arrin të marrin vendim, qoftë edhe ti ndërpresin aktivitetet e FFK-së, pasi e dinë mirë se çështja do të përfundonte në gjykatë, në favor të së drejtës, sportistëve (FFK).

Shumë elemente të udhëzimit administrativ hasin në kundërshtim me ligjin për funksionimin e OJQ-ve, e dihet mirë se FFK është OJQ. Duke mos e rilicencuar FFKnë, MKRS vetëm nuk po i lëshon vërtetime klubeve e Federatës për lirim nga tatimi për 30 përqindjen e tatimit në fitim, ashtu qysh e përcakton ligji për sponsorizimin në këtë rast të sportit.
Por udhëzimi administrativ nuk ia ndalon t’i gëzojnë mjetet subjektet të cilat shtrojnë aktivitet të ndarë nga federatat. Kjo njëra nga treguesit se ai udhëzim administrativ është i kundërligjshëm ose po interpretohet gabim!

Është koha e fundit që MKRS të heq pengesa të panevojshme të zhvillimit të futbollit por t’i përvjelë mëngët në rregullimin e stadiumeve në qendra kryesore të vendit. Ndërkaq fillimi i ndërtimit të Stadiumit Nacional, tani sikur ka mbetur një ëndërr, të cilën nuk guxojmë as ta tregojmë!!!

Related Articles