Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, deri në 5 orë pritje në dalje të Merdares

Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, deri në 5 orë pritje në dalje të Merdares

Kolona të gjata janë duke ndodhur në disa pika kufitare të vendit, në dalje të tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, është duke prirë pika kufitare në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 5 orë e 30 minuta.

Pas Merdarës, vjen Muçibaba me 2 orë pritje, më pas një orë pritje shënohen tek Dheu i Bardhë, 40 minuta në Jarinje dhe 30 minuta në Mutivodë.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë deri në 5 pesë minuta.

Related Articles