Para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, gjatë ditës, janë krijuar radhë të gjata për testime.
Ata që kishin ardhur për të konfirmuar nëse janë të prekur me COVID-19, thanë se mosmbajtja e distancës mes atyre që kanë ardhur të testohen po i frikëson se mund të infektohen nga njëri-tjetri, edhe nëse janë negativë.
Ndërkaq, një prej tyre u deklarua se i ra të priste rreth 2 orë, ndërkohë që nuk ka simptoma, por i është sugjeruar nga mjeku që të testohet para se ta marrë dozën e tretë të vaksinës.
Në 24-orëshin e fundit kanë rezultuar pozitiv 720 persona, nga 4.785 sa janë testuar.