Rritja e tarifave të energjisë elektrike prej 16.1 për qind, që iu dha “drita e gjelbër” nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, nuk do të vlejë për katër komunat në veri të Kosovës.
Kështu ka deklaruar kompania Elektrosever, duke shtuar se nuk planifikojnë as shtrenjtim të rrymës.
“Informacioni se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë po rriten me 16.1 përqind nuk vlen për katër komunat veriore, pra për konsumatorët që ne furnizojmë me energji elektrike”, thuhet në deklaratën e tyre që citon Kossev.
ZRrE-ja para disa javësh ka vendosur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1 për qind.
Vendimi në fjalë u përcoll edhe me reagime e kritika të shumta, derisa u organizuan edhe protesta në Prishtinë.
Derisa efektet e para të shtrenjtimit raportohet se veçse kanë nisur të shihen duke u shtrenjtuar edhe disa artikuj të shportës bazë.