Që nga 1 gushti i vitit 2025 janë shtrenjtuar çmimet e biletave të autobusëve Gjilan – Prishtinë.
Qytetarët nga kjo zonë janë shprehur tejet të shqetësuar për këtë rritje të çmimit.
Të udhëtosh nga Gjilani deri në Prishtinë 48 km është rritur nga 2,50 euro është bërë 3 euro, kurse, distanca gati e njejtë me linjën Mitrovicë – Prishtinë 43 km çmimi është 1.50 euro.
Një qytetar teksa ka udhëtuar në linjën Gjilan – Prishtinë, ka përmendur disa parregullësi që janë tash e një kohë – duke theksuar që autobusi është i stërmbushur me udhëtarë, nuk ka kupona fiskal, dhe gjendja e automjetit është pa kondicionerë në këto temperatura të larta.
Tutje, qytetari fajësoi Komunën, ATK-në, Ministrinë e Infrastrukturës të cilët po heshtin dhe nuk po ndërmarrin asgjë në lidhje me këto parregullësi
“Kjo gjendje nuk është normale. Dhe nuk do të pranohet më. Autobusët në linjën Gilan–Prishtinë janë turpi i transportit publik. Pa ajër të kondicionuar në mes të gushtit. Të stërmbushur me udhëtar. Pa kupona fiskalë – pra pa ligj, pa rregull, pa përgjegjësi. E megjithatë, çmimet rriten. Na thonë “janë rritë shpenzimet”. Jo. Është rritë vetëm lakmia. Këta që ofrojnë këtë “shërbim” nuk e bëjnë nga halli, por nga fakti që askush nuk i ndal. Dhe kjo mbaron këtu. Kërkojmë kushte normale – jo dhuratë, por detyrim. Kërkojmë kuponë fiskalë – jo si favor, por si ligj. Kërkojmë përgjegjësi – jo nesër, por tani. Çdo ditë që kalon pa reagim është bashkëpunim me këtë mashtrim publik. Shteti nuk duhet të jetë spektator. ATK, Ministria e Infrastrukturës, Komunat – nëse nuk lëvizin, janë bashkëfajtorë”, ka thënë një person në mënyrë anonime./GazetaEnigma/
Gjendja në linjën Gjilan – Prishtinë: