Shtrohet në spital mjeku që dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten në Korçë

Shtrohet në spital mjeku që dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten në Korçë

Kirurgu Nikolla Nunka i cili u arrestua para pak ditësh për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, ndodhet në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Top Channel, shkruan se mjeku ka pasur më herët probleme me zemrën, dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit ku është dërguar në urgjencë për kontroll.

Pas vizitës, nga ekg-ja e zemrës ka rezultuar që ka probleme dhe kardiologu ka vendosur që Nunka të mbahet në spital i shtruar.

Kirurgu po mbahet në monitorim ndërsa do të shihet në vijim edhe për masën e sigurisë të caktuar për ditën e nesërme nëse do të zhvillohet në ambientet e spitalit.

Related Articles