PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

Pardia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve me të cilët garon në zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Gazeta Enigma.

10-tshja e parë e subjektit janë emra të njohur të partisë.

Partia është zotuar se rreth 60% e listës janë emra të rinj të panjohur në skenën politike.

Lista nis me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, ndërsa pas tij renditen Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda e Arian Tahiri (i cili në zgjedhjet e kaluara kishte numrin 30-të).

Në listë me numër 42 gjendet edhe ish deputeti Nait Hasani, i cili ishte përmendur në zgjedhjet e kaluara nën dyshimet për manipulim të votave.

“Kjo është lista jonë. Profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve. Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj”, shkroi Hamza në një postim në Facebook, krahas listës.

Related Articles