Është shtyrë ndeshja për xhiron e tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit pas një vendimi të UEFA-s.
Me vendim të UEFA-s u shty përfundimisht ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrëmë pati përleshje të mëdha mes tifozëve të Dinamo Zagrebit dhe AEK në Athinë – të cilat morën jetën e një tifozi të AEK-ut.
Federata Evropiane e Futbollit mori këtë vendim për normalizimin e situatës.