Shtyhet ndeshja mes Dritës dhe Malishevës

Shtyhet ndeshja mes Dritës dhe Malishevës

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në nisjen e sezonit të ri futbollistik në Kosovë, me ndeshjet e Superligës.

Mirëpo ndeshja e xhiros së parë, mes Dritës dhe Malishevës është shtyer nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kjo pas kërkesës së “Intelektualëve”, për shkak të angazhimeve që kanë në garat evropiane.

Klubi nga Gjilani të enjtën do të zhvillojnë ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë skuadrën nga Letonia. /Gazeta Enigma

Related Articles