Gjyqtari Sabit Sadikaj ka thënë se ministri në largim i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka informuar gjykatën përmes e-mailit se nuk gjendet në Kosovë por jashtë vendit.
Me këtë rast është shtyrë seanca gjyqësore për gazin lotsjellës.
Ai konstatoi po ashtu se arsye për shtyrjen e seancës është mungesa e avokates së Salih Zybës për arsye shëndetësore.
Për Fitore Pacollin tha se i është dorëzuar ftesa në derë, por nuk është e konfirmuar se a e ka marrë ftesën personalisht.
Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy deputetë të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit në mars 2018.
Seanca është shtyrë për datën 17 prill.