Lojtarët e klubit basketbollistik “Drita” më nuk do të mblidhen për të zhvilluar ndeshje në këtë sport.
Kjo pasi ky klub është shuar.
Të paktën kështu ka njoftuar lojtari i këtij klubi, Qëndrim Demi.
Lajmin ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Përfundon rrugëtimi i klubit të basketbollit “Drita” meshkujt . Një klub me një histori të pasur dhe një trashëgimi të ndërtuar me mund e përkushtim nga breza të tërë, sot po mbyll kapitullin e tij të rëndësishëm në fushën e sportit”, tha ai.
Sipas Demit, kjo ndodhi për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së mbështetjës së duhur. /Gazeta Enigma