Shujtat e FSK-së, reagon Tahiri: Gjendje e papranueshme, ushtria s’duhet të vihet në situata të tilla

Shujtat e FSK-së, reagon Tahiri: Gjendje e papranueshme, ushtria s’duhet të vihet në situata të tilla

Shujtat e FSK-së së fundmi kanë ngjallur reagime të shumta tek partitë opozitare.

Së fundmi, lidhur me këtë ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai tha “Kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, FSK ballafaqohet me problemet e shërbimit të ushqimit.”.

Tahiri këtë gjendje e quajti jo vetëm shqetësuese, por edhe të papranueshme, derisa u shpreh se Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe siç shtoi, nuk duhet të vihet në situata të tilla.

”Kjo gjendje është jo vetëm shqetësuese por e papranueshme. Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të neglizhohet e as të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie”.

”Megjithatë, tashmë vetëm javët na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit përmes të cilave qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të restauroj dëmet dhe pasojat e mëdha”, ka shkruar tutje Tahiri. /Gazeta Enigma

Related Articles