Si do të bëhet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç, për “Enigmën” flasin infektologët e MSH-ja

Si do të bëhet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç, për “Enigmën” flasin infektologët e MSH-ja

Ministria e Shëndetësisë, përmes një vendimi të marrë të hënën, ka vendosur që edhe fëmijët mbi moshën 12 vjeçare të përfshihen në planin operativ për vaksinim, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ndonëse në njoftimin e dhënë për media, nga Ministri i Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitia, nuk janë dhënë shumë detaje, aty theksohet se ky rekomandim është dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia

“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin:Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare

Ministria e Shëndetësisë

Për këtë vendim, Gazeta “Enigma”, ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë, e cila në një përgjigje me shkrim ka thënë se vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 deri 15 vjeç do të bëhet me vaksinën Pfizer.

“Me vaksinen Pfizer, do të bëhet edhe vaksinimi i grup moshës 12-15 vjeç me prioritet sipas indikacioneve shëndetësore”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Njëherit nga kjo ministri kanë theksuar se vaksinimi i këtij grupi nuk është i domosdoshëm për të gjithë.

“Do të vaksinohen ata fëmijë të kësaj moshe që kanë imunitet të kompromituar, në bashkëpunim midis prindit dhe mjekut të tij. Pra, jo secili fëmijë i moshës 12-15 vjeç, por fëmijët më shëndet më të rrezikuar, me sëmundje bashkëshoqëruese dhe gjithmonë sipas rekomandimit të mjekut”, kanë thënë nga Msh për Gazetën Enigma.

Ministria e Shëndetësisë, njëherit ka njoftuar se fëmijët e kësaj moshe mund të vaksinohen në gjdo qendër të vaksinimit në Kosovë.

Infektologët: Vaksinimi mjeti më i sigurt për të gjitha moshat kundër coronavirusit

Infektologu Xhevat Demiri

Infektologu, Xhavat Demiri, ka folur për Gazetën Enigma lidhur me çështjen e vaksinimit të fëmijëve kundër COVID-19.

“Vendimi ka qenë edhe i OBSH-së, që edhe femijet mbi 12 vjeç të vaksionohen”,ka thënë Demiri.

Njëherit, Demiri ka bërë thirrje për të gjithë ata fëmijë që vaksinohen ti ndjekin rregullat paraprakisht.

“Një nga rregullat e vaksinimit të kësaj moshe është që fëmijët së pari duhet të vizitohen tek pediatri e më pas edhe të vaksinohen”, tha Demiri për Enigmën.

Infektologu, Demiri krejt në fund tha se tani për tani vaksinimi është mjeti më i sigurt kundër COVID-19.

Prindërit për vaksinimin e fëmijëve

Prindërit për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjaçare

Leonora Leci, qytetare nga Kamenica, nënë e dy vajzave të kësaj moshe është pro vaksinimit të fëmijëve.

“Pasi nuk ka opsion tjetër për mbrojte nga COVID-19, duhet me patjetër që të vaksinohen të gjithë, qoft edhe fëmijët e kësaj moshe apo edhe më të vegjël se 12 vjeç, që mos të kemi raste të reja të papërballueshme dhe me pasoja fatale”, ka thënë Leci për Enigmën.

Emine Emini, qytetare nga Gjilani, është kundër vaksinimit të fëmijëve edhe pse për vete e ka kryer vaksinimin.

“Vaksinimi tek fëmijët duhet të kryhet vetëm nëse bëhet obligative, përndryshe jam kundër vaksinimit në përgjithësi e sidomos tek moshat e reja”, ka thënë Emini për Enigmën.

Mësimdhënësit për vaksinimin e fëmijëve

Mësimdhënësit për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjaçare

Mësimdhënësi, Ragip Ramadani nga Gjilan ka thënë për Gazetën Enigma se duke pasur parasysh rastet aktive sa janë në Kosovë, zgjidhja më e mirë për mbrojte mbetet vaksinimi përfshirë edhe ata të moshës 12 vjeçare.

“Duke parë situatën pandemike në Kosovë që është duke u rënduar nga dita në ditë, ku sipas shënimeve ditore të dhëna nga IKSHPK në bazë të rezultateve të testeve del se numri i të infektuarve me COVID-19 është shumë i madhë”, ka thënë Ramadani.

Ramadani, njëherit ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen pa dallim moshe, përfshirë edhe këto të moshës 12 vjeçare.

“Për të mbrojtur vetën dhe të tjerët, patjetër që mënyra më e mirë është vaksinimi, i cili duhet të kryhet nga të gjithë e sidomos nga gjeneratat e reja”, përfundoi Ramadani.

Edhe Argonita Morina, mësimdhënëse nga kjo komunë, e cilëson si të duhur vaksinimin nga mosha 12 deri 15 vjeç.

“Mendoj që edhe fëmijët e moshës 12 deri 15 vjeç duhet të vaksinohen, sepse edhe ata mund të jenë bartës të virusit prej familjarëve të tyre, dhe virusin të na e sjellin në shkolla, këtë e them pasi që kemi pasur raste edhe më herët qe nxënësi 13 vjaçar e ka shpërndar virusin në shkollë”, ka thënë Morina. /Gazeta Enigma/

Related Articles