Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” radhitet i 3.027-ti në ranglistën prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitet botërore për cilësi.
Kjo pozitë i mjafton UP-së që të jetë institucioni arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon.
Vetëm Universiteti i Tiranës qëndron më keq, në vendin e 3.786-të.
Sa u përket universiteteve publike të rajonit, ai i Beogradit renditet më së miri – i 447-i, pastaj Universiteti i Zagrebit i 571-i, Universiteti i Sofjes 988-i dhe Universiteti i Podgoricës i 1.939-i.
Rangimi i institucioneve të arsimit të lartë në sistemet/platformat e ndryshme ndërkombëtare është i bazuar kryesisht në indikatorët biblometrik dhe uebometrik
Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja tregon për Gazetën Enigma, se ku duhet të përqëndrohet vëmendja e UP-së. Qehaja thotë se UP-ja e ka të domosdoshme të reflektoj karshi cilësisë jo të mirë të studimeve dhe mbi të gjitha mungesën e ndërlidhjes me nevojat e tregut.
“Sado qe Webometrics mungon shumë në metodologji dhe validitet, rangimi i Universitetit të Prishtinës nuk është larg së vërtetës. UP-ja e ka të domosdoshme të reflektoj karshi cilësisë jo të mirë të studimeve, dhe mbi të gjitha mungesën e ndërlidhjes me nevojat e tregut. UP-ja duhet të kthej vëmendjen tek studentët – në të kundërtën mund të vazhdoj të jetoj iluzionin e kishe të bërit shkencë, por të ngel i boshatisur nga studentët”, thotë Rinor Qehaja për Gazetën Enigma.
Ndërsa, Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, tregon se Webometrics përcakton një rangim sipas metodologjisë dhe bazohet në përformancën e uebfaqeve.
“Webometrics përcakton një rangim sipas një metodologjie që kryesisht bazohet në përformancën e uebfaqeve. Natyrisht që edhe në uebfaqe duhet me qenë të listume edhe punimet shkencore të profesorëve të atij universiteti”, thotë Dibran Hoxha për Gazëtën Enigma.
Hoxha tregon rrugën se si UP-ja e kish përmirësU rangimin në Webometrics.
“Rangimi i universitetit kish mujt me u përmirsu përmes një personi që ish marrë me IT edhe që kish mujt me e updatu faqën në mënyrën më të duhur. Ne si organizatë (ORCA) besojmë që Universiteti i Prishtinës është largë më i miri për nga cilësia për nga vendet shqipfolëse, por çdo herë ka mundësi për me u bërë ma mirë”, tregon Hoxha i cili thotë se Universiteti i Prishtinës është më i miri për nga cilësia në vendet shqipfolëse.
Dibran Hoxha thotë se puna shkencore nga profesorët e këtij universiteti është një indikator i madh që ndikon në rangimin e Webometrics.
“Natyrisht që puna shkencore që është një indikator tepër i madh që ndikon edhe në rangim në Webometrics, nëse puna shkencore kish me u avancu tutje, atëherë kish me u rrit edhe përformanca e universitetit. Por, trendi akademike në UP na thonë që puna shkencore është duke u rritur për shkak të rregulloreve për avancime akademike që duhet profesorët me i kry për me u avancu me titull akademik sipas rregullave në fuqi, madje tasht e tutje ata duhet me i botu në Scopus dhe Ëeb of Science dy platforma të njohura ndërkombëtarisht për publikime shkencorë indeksuese të revistave shkencore”, thotë Hoxha.
Në tre vitet e fundit janë publikuar rreth 700 punime shkencore nga profesorët e UP-së, tregon Dibran Hoxha.
“Sipas matjeve tona, publikimi shkencor nëse është njëri prej faktorve, indikatorëve matës të cilësisë të universiteteve në përgjithësi, publikimet shkencore në UP është në trend të rritjes, për gjatë tri viteve të fundit janë botuar rreth 700 punime shkencore nga profesorët e UP-së”, tregon ai për Gazetën Enigma.
“Natyrisht krahasu me numrin e profesorëve që e ka UP-ja mundet edhe me u dokt numër i vogël, por edhe profesorët janë në përpjekje e sipër me bo punime dhe me u avancu në grada akademike. Ka lëvizje që trendet akademike kanë nisur me u avancu sidomos në UP edhe normal që duhet me i përgëzu në këtë aspekt”, thotë Hoxha.
Nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës kanë bërë të ditur për Gazetën Enigma se ky rangim është i bazuar në tri kritere.
UP-ja thotë se rangohen si universiteti më I mirë në Kosovë dhe në trevat shqipfolëse.
Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Këtë vit Ëebometrics ka ndryshuar metodologjinë e rangimit, dhe bazohet: 50 % në metrikën e vizibilitetit, 10% në metrikën e transparencës dhe 40% në metrikën që vlerëson ekselencën në kërkimin shkencor”, thuhet në përgjigjen e UP-së për Gazetën Enigma.
Rektorati thotë se UP-ja është duke punuar që t’i përmirësoj indikatorët uebometrik.
“UP-ja është duke punuar t’i përmirësoj tutje indikatorët uebometrik, përkatësisht pjesën e vizibilitetit dhe do të vazhdoj ta pasuroj ueb faqen qendrore dhe ueb faqet e njësive akademike”, thuhet në përgjigjen e UP-së.
Rektorati ka bërë të ditur se UP-ja ka shënuar progres në rangimin e vitit 2022 në platformën SCImago e cila e e cila e vlerëson performancën shkencore të institucioneve të arsimit të lartë
“Rangimi i institucioneve të arsimit të lartë në sistemet/platformat e ndryshme ndërkombëtare është i bazuar kryesisht në indikatorët biblometrik dhe uebometrik. Në platformën SCIMAGO, e cila vlerëson performancën shkencore të universiteteve, Universiteti i Prishtinës ka shënuar rritje si në rangimin e përgjithshëm, ashtu edhe në rangimin sipas metrikave të bazuara në kërkimin shkencor, inovacionin dhe ndikimin në shoqëri. Në vitin 2021, Universiteti i Prishtinës është ranguar në pozitën 775, ndërsa në vitin 2022 renditët në pozitën 707”. /GAZETA ENIGMA/