Qeveria e re e Kosovës ka paraparë që për katër vitet e ardhshme do të synoj antarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, mirëpo sa i përket synimeve të kahershme për INTERPOL, qeveria nuk ka paraparë ndonjë hap konkret, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas planit qeverisës, Kosova do të shqyrtoj të gjitha mundësitë që të rris prezencën e saj në instanca ndërkombëtare, dhe të krijoj raporte të reja në mardhënie ndërkombëtare.
“Rëndësi të posaçme për Republikën e Kosovës paraqet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe kultivimi i fqinjësisë së mirë. Qeveria do të angazhohet për zgjerimin e gamës së organizatave në të cilat është anëtare, avancim në statusin e anëtarit të barabartë brenda organizatave dhe avancimin e interesave shtetërore” thuhet në program.
Për të diskutuar lidhur me rëndësinë e antarësimit në INTERPOL, Gazeta Enigma ka biseduar me njohësin e çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi.
Ibishi u shpreh se Kosova nuk duhet të respektoj marrveshjet e deri tanishme, dhe që kryeministri Kurti nuk duhet të sillet si diletant.
“Sa kam kuptuar unë nga deklaratat e administratës së re Biden, kuptohet që marrveshja e zotimeve vazhdon dhe duhet të implementohet, sepse dihet që kryesisht që qëndrimet e jashtme të amerikës mbesin gjithmonë të njejta, pa marrë parayysh kush merr pushtetin atje.”
“Mu ka dukur shumë e pa logjikshme deklarimi i Kryeiministrit Kurti se do ta shpërfill mematoriumin, dhe se Kosova do të aplikoj në organizata ndërkombëtare ose rajonale. Është tejet diletante që poltikanët e Kosovës nuk konsultohen paraprakisht me ambasadën amerikane, ose direkt me autoritetet amerikane, pra cili është qëllimi i tyre lidhur me këtë apo atë qështje.” tha ai.
Kujtojmë se më 4 Shtator të vitit 2020, me ndërmjetësimin e ish presidentit amerikan, Donald Trump, ishte nënshkruar një marrveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilën parashiheshin disa pika zotimi ndërmjet dy shteteve, të cilat do t’i mbikqyrte ShBA-ja.
Kosova, si palë nënshkruese ishte pajtuar që të zbatoj një moratorium një vjeçar, gjatë së cilës kohë nuk do të aplikonte në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Ai poashtu kritikoj dhe menyrën se si qeverisjet e kaluara kanë shpenzuar për lobim, duke theksuar se milionat harxhohen por arsyetimet për ato shpenzime s’janë askund.
“Mënyra se si harxhohen paret është e paarsyshme, dhe vetëm në aplikimin e fundit janë harxhu disa miliona, për të cilat nuk jipet asnjë arsyetim, institucionet tona lobojnë për njohje nga shtetet e Afrikës por nuk shikojnë bashkëpunim me partnerët tanë strategjik, Amerikën, Gjermania dhe Francës.”
“Behxhet Pacolli, dhe Haradinaj nuk kanë pasur ide për të realizuar fushatë për njohje të Kosovës që do ta bënte më të lehtë antarësimin” deklaroj Ibishi.
Në vitin 2018, qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kishte ndarë 1.2 milion euro për fushatë lobimesh, por kundrejt kësaj në Asamblenë e Përgjithshme që ishte mbajtur në Dubai, për dy herë rresht delegatët e shteteve pjesëmarrëse në votim nuk mbështetën mjaftueshëm Kosovën për antarësim.
Ndërsa një vit më vonë, ishte pikërisht ish kryeministri Ramush Haradinaj, që pak kohë para se të futej Kosova në votim, kishte tërhequr aplikimin nga instancat ligjore të organizatës së sigurisë, INTERPOL.
Lidhur me këtë njohësi i sigurisë Nuredin Ibishi tha se duhet një strategji e qartë për hapat e mëtutjem dhe jo të bëjnë shëtitje zyrtarët kosovar.
“Prej një asambleje deri tek tjetra ka kohë të mjaftueshme që të përgaditemi, pra të hartohet një strategji se si të veprohet, si me ekspertët e sigurisë si me aleatët dhe poashtu me lobimin, që në bashkëpunim me aleatët tanë të arrijmë sukses. Këto janë eskurzione të delegacioneve të Kosovës, të cilat s’kanë pasur efekt në asnjë shtet të evropës, azisë apo afrikës”.
Përfitimet në spektrin e sigurisë janë shumë të mëdha, prandaj duhet që Kosova doemos të marrë antarësimin në INTERPOL tha ai gjatë bisedës.
“Me antarësimin e Kosovës në këtë organizatë ne do të merrnim të drejta të plota që do të nënkuptonte se ne do të mund të lëshonim fletërreshtime për kriminelët serb, për krimet e tyre të luftës ose për ata që merren me krim të organizuar të cilët kryejn krime këtu dhe më pastaj ikin nga Kosova dhe s’kemi asnjë mundësi të i arrestojmë”
“Në Kosovë kriminelët hyjnë e dalin, dhe autoritetet tona të sigurisë nuk e dijnë se kush janë ata sepse ne nuk kemi dosje të INTERPOL-it ose Europol-it rrjedhimisht institucionet tona kanë mbetur peng i mos antarësimit të Kosovës në këto organizata të sigurisë botërore”
Përfundimisht Nuredin Ibishi potencoi se faktorizimi i Kosovës si shtet që lufton krimin dhe terrorizimin do të ishte një hap i madh.
“Kosova është një pikë e zezë e pambuluar në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, në kuptim të luftimit të krimit por dhe terrorizmit, prandaj mendoj unë se ka interes ndërkombëtar që shteti jonë të futet në këto mekanizma, mirëpo lobuesit tonë s’po arrijnë të artikulojnë këto nevoja të Kosovës në raport me ta. Rrjedhimisht vetëm antarësimi do të na faktorizonte neve sepse kështu që ne do të mund edhe të parandalonim krimet por dhe të bashkëpunojmë ngusht me shtetet tjera në lidhje me sigurinë e përgjithshme”.
Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme./Liridon Rama/