Zëri i Sindikalistëve u dëgjua sot rreth e rreth Prishtinës për t’i kërkuar Qeverisë nga 100 euro për çdo punëtorë, shkruan Gazeta Enigma.
Mirëpo, kërkesa për rritje të pagës nuk vlerësohet drejtë nga ekonomisti, Mustafë Kadrijaj. Ky i fundit tha për Gazetën Enigma se nuk është koha për një të tillë sepse sipas tij po krijohet dizbalanc dhe padrejtësi mes sektorit privat dhe atij publik.
“Nuk është koha për të kërkuar një gjë të tillë sepse po bëhet një llojë dizbalanc dhe një padrejtësi e madhe sepse të gjithë jetojmë në një shtet që quhet Kosovë dhe si sektori privat dhe ai public duhet të ketë një llojë barazie në nivel të kompenzimit”, tha ai.
Sipas tij nëse bëhet rritja e pagës për 100 euro në sektorin publik, atëherë do të krijohet pakënaqësi te sektori privat.
Si duhet të veprojë Qeveria pas kësaj kërkese?
“Kosova para vetës ka më shumë detyra sesa 100 euro siç ka kërkuar Sindikata për faktin”, kështu thekson Kadrijaj.
Ai ndër të tjera thotë se Qeveria duhet të fokusohet në rritjen e pagës minimale, eventualisht dhënien e trustit si e drejtë nga ana morale, legjitime e qytetarëve që të dalin nga kjo krizë.
Poashtu, sipas tij duhet edhe pako si në nivel social dhe atë ekonomik që të përkrahet punëtori dhe bizneset, duke shtuar kështu se këta janë dy faktorë që e mbajnë gjallë institucionet publike.
“Tani kemi një rritje jashtëzakonisht të lartë tëçmimeve dhe në këtë drejtim do të fokusohet më shumë qeveria dhe të gjitha institucionet në rritjen e pagës minimale dhe me theks të veçant në sektorin privat sepse derisa në sektorin publik punëtorët i shfrytëzojnë të gjitha benefitet konform ligjit në fuqi, ndërsa në atë privat shkelen me të dyja këmbët të drejtat e punëtorit”, shton Kadrijaj.
Ndryshe, gjatë protestës së sotme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Kurti është shembulli më i keq i heshtjes dhe i mungesës së gatishmëris për dialog.
Jasharaj ndër të tjera tha se nuk merren parasysh kërkesat e kësaj sindikate, 20 prilli do ta gjejë me dyer të mbyllura sistemin e arsimit, derisa për këtë ai e fajëson kryesmintrin Kurti.
“Këta punëtorë të arsimit, nga 20 prilli do t’i shohësh në grevë dhe populli le ta dijë se fajtori i vetëm është kryeministri Kurti dhe qeveria e ti. Në të ardhmen do të jei këtu, sepse është sheshi ynë, në të ardhmen do të jemi në shkolla, por do të jemi në grevë”, tha Jasharaj, duke theksuar se dikut nuk do i dalin hesapet si duhet.
LEXO EDHE: Mësimdhënësit “tepricë” në arsim, arsyetim i MASHT-it për të mos mbështetur SBASHK-un
Ndërsa, Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica ka kërkuar nga qeveria rritje të pagës.
Ai thotë se ngritja e pagës duhet të ndodhë, sepse sipas tij rritja e çmimeve ka ndodhur për shkak të Kurtit.
Llumnica e paralajmëroi kreun e qeverisë se nëse nuk orientohet kah punëtorët, atëherë nuk do të jetë më në parlament.
“Prandaj, këta punëtorë që janë sot, janë në mënyrë simbolike por nesër nëse s’ndodh plotësimi i kërkesave, do të jemi shumë më shumë këtu”, është shprehur Llumnica.
Ndryshe, mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë qeveria e Kosovës në lidhje me kërkesen e sindikalistëve. /Gazeta Enigma/.