Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pa dhënë shumë detaje, Lajçak e Kurti njoftuan se kanë diskutuar në lidhje me situatën në veri, dhe në veçanti për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
LEXO EDHE: Qeveria jep detaje nga takimi Kurti-Lajçak
Mirëpo, si duhet të veprojë Kosova në këtë rast?
Sipas analistit të sigurisë, Drizan Shala, Kosova duhet të ndërmarr veprime specifike aty ku nuk cenohet siguria nacionale dhe të zbatohet vendimi politik.
Shala tutje ka theksuar se aty ku nuk ka potencial veprimi në dëm të saj të zbatohen ligjet e aplikueshme.
‘’Kosova ka obligime të dalura nga marrëveshja ndërkombëtare në Bruksel ku ishte e përcaktuar shuarja e strukturave paralele dhe inkuperimi i tyre në kuadër institucioneve tona’’, ka deklaruar Shala për Enigmën.
Mes tjerash, Shala ka potencuar ‘’se kjo gjë edhe Kryeministri i Kosovës ka pranuar që këto veprime janë politike dhe assesi nuk mund të fshihen mbrapa veprime ligjore siç po pretendon kryeministri’’.
‘’Kosova pra duhet të ndërmarr veprime specifike aty ku nuk cenohet siguria nacionale të zbatohet vendimi politik ndërsa aty ku ka potencial veprimi në dem të saj të zbatohen ligjet e aplikueshme’’, ka përfunduar Shala.