Mbretëresha Elizabeth II sot do të varroset. Por pas vdekjes së saj më 8 shtator shumë njerëz patën gjetur kohë për të kujtuar disa nga momentet më relaksuese të saj, ku ajo shfaqte edhe sensin e saj të humorit.
Së fundmi, ishte videoklipi me “Paddington Bear”, ku Paddington i ofroi mbretëreshës ushqimin e tij të preferuar, një sanduiç marmelatë, të cilin ai tha se e mbante gjithmonë në çantë për raste urgjente.
Por, Mbretëresha e befasoi atë duke e nxjerrë edhe ajo sanduiçin nga çanta e saj.
“Po edhe unë e mbajë” tha Mbretëresha, shkruan BBC.
Ajo gjithashtu shfaqi sensin e saj të humorit edhe në një ngjarje bamirësie në Cornëall në vitin 2021, kur iu desh të priste një tortë me një shpatë ceremoniale.
Ai e shikoi shpatën dhe tha se kjo nuk ishte një thikë e zakonshme.
“Kjo është më e pazakontë”, ishte shprehur Mbretërësha.
Më poshtë mund të ndiqni videon e “Guardian” me disa momente relaksuese të Mbretëreshës: