Si është situata në Merdare?

Si është situata në Merdare?
Policia e Kosovës ka dhënë detajet e fundit mbi gjendjen e krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Merdares, e cila u mbyll për qarkullim shkaku i vendosjes së barrikadave në territorin e Serbisë, në rrugën që çon në këtë pikë.

Policia në komunikatë për media, ka thënë se bllokimi i rrugës është bërë në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë nga pika kufitare e Merdares.

Policia bën thirrje tek mërgimtarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare, me përjashtim Jarinjen, Bërnjakun dhe Merdaren.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës. Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.

Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës. 

Related Articles