Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sa ishte duke zhvilluar bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të enjten në Bruksel gjeti kohë t’I ftojë serbët e Kosovës në takim.
Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.
Bisedimet e së enjtes mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit nuk prodhuan asnjë marrëveshje në mes të palëve.