Si mund të zhvillohet lufta në lindje të Ukrainës?

Si mund të zhvillohet lufta në lindje të Ukrainës?

Pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se Rusia po përgatitet të dërgojë dhjetëra mijëra trupa në Donbas, BBC ka folur me ekspertin rus të politikës së sigurisë, Aglaya Snetkov për mënyrën sesi mund të shpaloset konflikti në lindje të Ukrainës.

“Ne jemi duke parë një luftë të ngadaltë të shkatërrimit”, thotë Snetkov.

“Rusët do të përqendrohen në shkatërrimin e pozicioneve dhe infrastrukturës ukrainase”, shtoi ajo.

Ekspertja thotë se Putini do të sulmojë nga veriu dhe Mariupoli nga jugu.

Snetkov beson se Rusia mund të synojë më shumë infrastrukturë hekurudhore, por ka frikë se do të ketë edhe më shumë viktima civile.

“Nëse ata po planifikojnë të marrin nën kontroll zona në lindje duke i bombarduar ato jashtë ekzistencës, në këtë fazë nuk e dimë”, pohoi ajo.

Rusja thotë se do të duhet pak kohë që pajisjet e rënda ushtarake të arrijnë në Donbas, veçanërisht nëse ato udhëtojnë nga Bjellorusia ose Rusia.

Ndërkohë, ajo thotë se emërimi i gjeneralit Aleksandër Dvornikov nga Rusia për të mbikëqyrur pushtimin mund ta bëjë strategjinë operacionale ruse më të koordinuar – me më pak gjeneralë të dërguar në vijën e frontit.

“Ajo që ka qenë befasuese deri më tani është se rusët nuk kanë pasur shef komandimi, ose të paktën ne nuk e kemi ditur se kush ishte”, përfundoi Snetkov.

Related Articles