Si ndodhi vrasja e dy shqiptarëve në Greqi para njerëzve në lokal?

Si ndodhi vrasja e dy shqiptarëve në Greqi para njerëzve në lokal?

Një 41 dhe 44 vjeçar shqiptarë kanë vdekur dje dhe një grua është plagosur, pasi një person ka shtënë me armë zjarri mbrëmë në një lokal në sheshin Nea Smyrni në Athinë. 31-vjeçarja që mbeti e plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00, kur autori i maskuar hapi zjarr ndaj dy klientëve me origjinë shqiptare, ku ndodheshin jo pak persona, që sipas dëshmitarëve okularë vlerësohet të jetë më shumë se 100-150 persona rreth vendit të vrasjes, duke shkaktuar në panik.

Nga videoja që kanë publikuar mediat greke, autori mban një maskë dhe një kapuç në kokë për të fshehur tiparet e tij. I pa shqetësuar nga klientët e tjerë aty, ai hyn brenda lokalit dhe hap zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas arrin që të largohet në këmbë.

Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend. Të dy viktimat janë të njohur për autoritetet greke. 41-vjeçari është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar. /abcnews.al/

Related Articles