Si po vlerësohet puna e Kuvendit të Kosovës për vitin që po lëm pas?

Si po vlerësohet puna e Kuvendit të Kosovës për vitin që po lëm pas?

Puna e Kuvendit të Kosovës, është vlerësuar si e dobët nga analistët politikë, shkruan Gazeta Enigma.

“Mungesa e pjesëmarrjes së deputetëve në seanca të Kuvendit, ka bërë që puna mos të vlerësohet lartë”, ka thënë për Gazetën “Enigma”, analisti për çështje politike, Gazmir Raci.

Sipas Raci, mungesa e deputetëve ka bërë që shumë prej ligjeve edhe të mos miratohen nga Kuvendi dhe gjithashtu mungesa e tyre ka ndikuar edhe në nivelin e ulët të debatit.

Ai thekson se ka munguar debati për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Në këtë aspekt, Raci citon se ka munguar edhe diskutimi për çështjen e të pagjturve, sepse sipas tij Kurti në Bruksel ka thënë se priroritet i qeverisë është kjo temë.

“Në Kuvend nuk janë miratuar ligjet ashtu siç kanë qenë të planifikuara për këtë vit”, ka thënë Raci.

Përveç këtyre, Raci thotë se kanë munguar debatet edhe për pandeminë, duke e ditur se rastet në anën tjetër janë rritur.

Ndërsa, analisti politik, Albert Krasniqi tha se e para qe duhet theksuar si dështim është moszgjedhjea e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e ka konsideruar si dështimin më të madh për këtë vit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se OSHP është jofunksionale prej muajit mars, pasi anëtarëve u ka skaduar mandati.

“Rreth 350 milionë euro janë bllokuar të hyjnë në ekonominë e vendit. Në anën tjetër, është rritur numri i kontratave të negociuara, pasi mundësitë e ankesës janë shumë më të vogla”, thekson Krasniqi.

Ndër të tjera, Krasniqi i thekson edhe disa pika të tjera të cilat ai i konsideron si dështim për Kuvendin.

– Është dëmtuar zhvillimi i ekonomisë dhe është rritur mundësia për korrupsion;

– Janë dëmtuar bizneset që presin me muaj për të marr kontratat nga institucionet publike;

– Janë dëmtuar qytetarët të cilët nuk po marrin shërbimet e nevojshme (nuk ka as furnizim të rregullt me insulina);

– Po favorizohen bizneset e caktuara;

– Po dëmtohet buxheti i shtetit, pasi si pasojë e mungesës së konkurrencës reale paguhet më shtrenjtë.

Vlen të theksohet se Kuvendi disa nga Ligjet ka arritur t’i miratojë, e disa prej tyre edhe ka dështuar. Njëra prej tyre është se Kuvendi nuk ka arritur të miratojnë vendimin e ekzekutivit për masat e emergjencës gjatë furnizimit me energji elektrike i marrë në mbledhjen e Qeverisë të premten më 24 dhjetor.

Mirëpo, në anën tjetër Kuvendi ka arritur të miratojë Projektligjin e buxhetit për vitin 2022.

LEXO EDHE: Kuvendi miraton në lexim të dytë Buxhetin për vitin 2022

Ndryshe, miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro, ndërsa u kundërshtua nga opozita,derisa buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro. /Gazeta Enigma/.

Related Articles