Si u organizua sulmi terrorist në “Banjskë”, a ishte Vuçiq në njohuri për të gjitha, çfarë paralajmëronte Radojçiq në vazhdimësi?

Si u organizua sulmi terrorist në “Banjskë”, a ishte Vuçiq në njohuri për të gjitha, çfarë paralajmëronte Radojçiq në vazhdimësi?

Plani i tyre ishte i i qartë. Fillimisht për grupin terrorist të udhëhequr nga Milan Radojçiq, ishte esenciale fuqizimi financiar.

Pikërisht ky ky serb i njohur shumë mirë për autoritetet e Republikës së Kosovës, ishte ai që mori përsipër organizimin monetar, duke nisur me metodën e shpërlajres së parave. Për këtë u shfrytëzuan disa biznesmenë.

Njëri nga ta, nga data 1 janar e vitit 2017, Radule Steviq, poashtu i pandehur në rastin “Banjska”, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të bizneseve RAD D.O.O dhe Radule Stevic B.I, duke e ditur se pasuria e Radojçiqit buronte nga aktivitete kriminale,  përmes bizneseve të regjistruara në emër të tij dhe aktivitetit ekonomik të tyre, ka bashkëpunuar dhe e ka ndihmuar atë për të konvertuar pasurinë e tij, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

Duke qenë se aspektin financiar nuk e kishte më problem sepse për shtatë vjet ishin grumbulluar para edhe nga tenderë milionëshe, Radojçiq ofronte pagesa të rregullta mujore për ata që do i bashkoheshin në planin e tij.

Gjithçka potencohet në Aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të siguruar nga Klan Kosova, ku dëshmitarët kanë dhënë shpjegime të detajuara.

Plot 66 dëshmitarë janë intervistuar për sulmin terrorist në këtë fshat të Zveçanit, njofton Klankosova.tv.

Njëri prej tyre me shifrën F1 i ka shpjeguar Prokurorisë se si një mik i tij që ka qenë pjesë e grupit në Banjskë, i ka treguar për mënyrën e financimit të një pjese prej pjesmarrësve

“Milani i ka organizuar këta persona dhe personat e tjerë në Serbi të cilët i ka ushtruar, i ka përgatitur me armatim të lehtë dhe të rëndë, të cilët një kohë të gjatë kishin ushtruar në Serbi dhe shumicën prej tyre Milani i ka paguar nga 2.000 € në muaj përmes parave kesh, për t’i përfshirë në këtë grup, ata fillimisht i kanë thënë se kanë shkuar me idenë që të çlirojnë pjesën veriore nga Kosova, po ashtu me qëllim që serbët e kësaj pjese të shkëputën nga Kosova”, citohet F1 në aktakuzë.

Si rrodhi organizimi i sulmit në Banjskë, a ishte i vetëdijshëm edhe presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiq?

Sinjale të forta rreth asaj që ndodhi më 24 shtator 2023, ishin dhënë në një takim të mbajtur në Rashkë më 13 tetor 2021, ku të pranishëm kishte edhe zyrtarë të lartë shtetëror të Serbisë, me në krye vet presidentin, Alexandar Vuçiq.

13.10.2021, Vuçiq takon në Rashkë, Radojçiqin dhe pjestarë të tjerë të strukturave paralele Tanjug

Nga ai takim ku ishin të pranishëm edhe pjestarë të strukturave paralele në veri, përfshirë Milan Radjoçiq e Vladimir Radivojevic (ky i fundit i njohur me nofkën “Mami”), Prokuroria Speciale posedon video-inçizimin me deklarimet e tyre të detajuara.

Aty “Mami” pyeste se a e kanë mbështetjen e shtetit të Serbisë për armatosjen dhe fillimin e rezistencës, duke iu ankuar Vuçiqit me pretendimin se në barrikadat e ngritura nga serbët në veri, policia e Kosovës plagosi një të ri serb.

Vladimir Radivojevic “Mami” duke kërkuar mbështetje nga Vuçiqi për rezistencë të armatosur, 13.10.2021
Tanjug

“Unë i nderuar kryetar së bashku me këta djem kemi qenë aty, në vijë të parë, çdo herë kur është kërkuar, e kemi dëgjuar shtetin tonë çdo herë, edhe herën e fundit, kur ata kanë rregulluar rrugëtimin e tyre duke kaluar mes nesh, e kemi dëgjuar shtetin tonë, nuk kemi më durim, i kam tri vajza, me e vjetra i ka 17 vjet, nuk do të ju mbajmë më gjatë, do të ju dëgjojmë juve, ne po shkojmë poshtë, unë i kam fëmijët atje, nuk mund të pres më shumë, ndoshta e kam, nuk dijë si ta shpjegoj, e kanë plagosur djalin e ri në praninë tonë, çka presim më shumë”, thoshte Radivojeviç

Vuçiq e pyet nëse i është ofruar ndihma Sofronijevicit kur ishte në Zvecan. Ky i përgjigjët: po mendoj se po, vetëm dua ta dijë se a do ta kemi mbështetjen e shtetit?, a kemi njerëz që mund të iu besojmë, të cilët janë tanët, mendoj se herë tjetër nuk do të ketë, jam duke folur këtu në emër të këtyre të rinjve, të cilët besoj se pajtohen me mua, nëse nuk mendojnë ashtu, le të thonë, ata brohorasin se pajtohen me konstatimin e tij, dhe duartrokasin. Pas kësaj ai shton, njerëzit që i shihni këtu kanë ardhur nga barrikadat. Kaq kisha, nuk do të ju mbajë më gjatë, faleminderit, prapë pjesëmarrësit duartrokasin”. Ky është deklarimi i “Mamit” para shefit të shtetit serb, i dëgjuar qartë në video-inçizimin që e posedon Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në takimin e njejtë, poashtu i pandehuri Milan Radoiçiq mban një fjalim, madje duke dhënë mesazhe para Vuçiqit për organet e sigurisë në Kosovë, se do të luftohet në veri.

Milan Radojçiq duke mbajtur fjalim në takimin e 13 tetorit 2021 në Rashkë Tanjug

“I keni dëgjuar këta trima çfarë thonë, unë do t’ju them vetëm një gjë në emër të të gjithëve, se herën tjetër do të mbrohemi deri në fund, deri në vdekje”.

Në këtë fjalim lë të kuptohet se i pandehuri Milan Radoićiq ka rolin kyç në udhëheqjen e grupeve kriminale që veprojnë në pjesën veriore, është organizator i të gjitha ngjarjeve dhe incidenteve të cilat kanë ndodhur në komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe në të njejtën kohë konfirmon qëllimin e tij për organizimet e ardhshme dhe rezistencën deri në vdekje.

Si rrjedhojë, më datën 05.07.2022, publikohet edhe një video-inçizim ku shihet Radojçiq duke dhënë mesazh kërcënues, në kodrën ku është i vendosur kryqi në Leposaviq.

Në atë video i njëjti thotë:

”Terrori i vertetë ndaj popullit serb po fillon, per popullin tim në veri dhe për te gjithë serbët edhe të tjerët, më lejoni t’u them se unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini çfarë do të thotë, sepse nga këtu nuk ka kthim mbrapa, rrnoft Serbia”, deklaronte Radojçiq.

Video deklarata e Milan Radojçiqit nga Leposaviqi

Ndërkohë, deri në shtatorin e vitit 2023, nga grupacionet kriminale serbe në veri, janë shkaktuar jo rrallë herë probleme shumë serioze, njofton Klankosova.tv, përcjellë Gazeta Enigma.

Gjithë periudhën nga janari i vitit 2017 e për më shumë se 7 vjet, u bënë përgaditje të vazhdueshme ushtarake të serbëve në shumë zona të veriut. Policia e Kosovës lokalizoi disa prej tyre në kohë, duke ia konfiskuar gjithë armatimin e grumbulluar.

Related Articles