Kryetari i Sindikatës së punëtorëve privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ka parë punëtorë të EULEX-it që paguhen 130 euro.
Ai ka thënë në emisionin Pressing në T7 e ka parë vet një punëtor të sigurimit në pikën e EULEX-it në Mitrovicë që i ka 67 vjet e paguhet 130 euro për 250 orë punë në muaj.
“Nuk ndalen njerëzit me 130 euro pagë. Aq më e rëndë që ka qenë kur javën e kaluar kam bërë një vizitë, nëpër disa pikat EULEX-it, tash po të tregoj. Një punëtor në EULEX paguhet 130 euro dhe bën 250 orë punë. E kam parë punëtor në moshën 67 vjet, kur realisht sigurimi i EULEX-it duhet të ketë bejagi një farë po themi freski, të kuptojmë diçka. Po jetojmë sot për nesër. Punëtori i sigurimit në pikën e EULEX-it paguhet 130 euro dhe ministri del e na thotë kemi mirëqënie ekonomike”, tha ai.
Tutje ai tha se kryeministri Albin Kurti kishte premtuar më 2020 se paga minimale do të jetë 350 euro.
“Me 5 mars të vitit 2020, ky kryeministër ka thënë decidivisht se nuk guxojmë të kemi pagë ndër 350 euro. Cka sot kur jemi në gjysmën e vitit 2022. Nuk po mundet ta miratojë pagën minimale 250 euro, edhe pse shkeli sindikatat e të gjithë, por e qiti në Kuvend e nuk po mund ta aprovon. Cka mi bë na?”, shtoi ai.