Po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Jakup Krasniqi nuk është lejuar nga sigurimi të hyjë në sallën e gjyjkimit, ka bërë të ditur avokatja e tij, Venkatesëari Alagendra.
“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr?” ka pyetur Alagendra teksa kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk ka idenë” dhe se do të interesohet për këtë çështje.
Tutje, mbrojtësja e Krasniqit, ka bërë të ditur se ai e ka vendour edhe herave tët jera të njejtën kollare në sallën e gjykimit, derisa ka shtuar se është e pakuptimtë arsyeja e mos-lejimit të hyrjes në DhSK me të njëjtën veshje.
Kujtojmë se Krasniqi në paraqitjet e tij në Speciale është shfaqur me kollare kuq e zi dhe me shqiponja. /Gazeta Enigma