Sinani paralajmëron protestë në Bujanoc, shqiptarëve po u mohohen të drejtat elementare të njeriut

Sinani paralajmëron protestë në Bujanoc, shqiptarëve po u mohohen të drejtat elementare të njeriut

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se të hënë e 12 gushtit do të mbajnë një protestë në sheshin e Bujanocit, raporton Gazeta “Enigma”.

Sinani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se protesta do të mbahet për shkak se shqiptarëve po u mohohen të drejtat elementare të njeriut.

Tutje jo ka shtuar se Qeveria e Beogradit po vazhdon të mos i përfillë kërkesat e tyre.

“Shqiptarëve po vazhdojnë t’iu mohohen të drejtat elementare të njeriut. Qeveria në Beograd edhe pas përpjekjeve e angazhimit institucional, kërkesat legjitime po vazhdon të mos i përfillë. Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka senzibilizimin e çështjes tonë. Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t’ia bashkangjesim edhe ngritjen e zërit në rrugë”, deklaroi ajo.

“Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar”, ka shkruar Sinani. /Gazeta Enigma/

Related Articles