Sinani: Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar

Sinani: Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar

Ish kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka reaguar ndaj Shqiprim Latifit dhe Sami Salihut, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Pasi dështuan vet në zgjedhje parlamentare, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament”, thuhet në njoftimin e saj.

Tutje ajo ka shtuar se këta të dy po kontribuojnë që parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë shqiptar.

“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë realisht që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar”, ka shkruar Sinani.

Sipas saj “Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po thonë realisht: “Më mirë të flasin në Beograd deputetë anti-shqiptarë nga Serbia se një deputet shqiptar””, ka shkruar ajo.

Sinani ka thënë se Arifi dhe Salihu po shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë.

“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë. E sidomos si të Shaip Kamberit”, ka përfunduar ajo./Gazeta Enigma/

Related Articles