Sindikalistët ultimatum qeverisë, kërkojnë t’u rritet pagesa e ndërrimit të natës për 100 për qind

Sindikalistët ultimatum qeverisë, kërkojnë t’u rritet pagesa e ndërrimit të natës për 100 për qind

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar sërish nga Qeveria e Kosovës që t’i marr parasysh kërkesat e infermierëve, raporton Gazeta Enigma.

Ata kanë kërkuar që të rritet pagesa e ndërrimeve të natës për infermier nga 18 euro në 36 euro, të fillojë pagesa e rrezikshmërisë në punë për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor.

Gjithashtu infermierët po kërkojnë që tu paguhet puna gjatë festave dhe puna gjatë vikendit, e gjithashtu edhe puna jashtë orarit.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinionin dhe institucionet tjera relevante që në rast se edhe kësaj radhe kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, neglizhohen dhe në rast se Ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës zgjedhin injorimin si platformë komunikimi me infermierët, do jemi të detyruar të ndërmarrim veprime sindikale, duke filluar nga protestat në nivel vendi e deri tek ndërprerja dhe bojkoti i punës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles