Insituti GAP, këtë ë martë ka publikuar premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave sipas fushave për mandatin qeverisës 2021-2025.
Në një koferencë për media Bekim Salihu analist politik në Institutin GAP, ka thënë se janë 1 mijë e 819 premtime në total.
Sipas këtij raporti, numrin më të madh të premtimeve për mandatin e qeverisës 2021-2025 ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me 206 premtime.
Pasuar nga kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza me 123 premtime.
Dhe në vendin e tretë është kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni me 109 premtime.
Kurse, me numër më të vogël të premtimeve prej të gjithë kryetarëve aktualë të komunave është kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, me 19 premtime.
Salihu theksoi se përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë përgjegjës kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna./Gazeta Enigma/