Sipas Hajdarit kjo është arsyeja pse ajo komunikon me investitorët potencialë strategjikë përmes WhatsApp-it

Sipas Hajdarit kjo është arsyeja pse ajo komunikon me investitorët potencialë strategjikë përmes WhatsApp-it

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, e ka pranuar se komunikon me investitorët potencialë strategjikë në WhatsApp.

Kjo pasi mori pyetje nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, se a komunikon ajo me këta investitorë potencialë në rrjete sociale.

“Ne nuk jemi injorantë, i përgjigjemi pyetjeve të investitorëve potencialë edhe në WhatsApp”, është përgjigjur Rozeta Hajdari.

Por ajo ka shtuar se konfirmimet janë të shkruara përmes emailit.

Shala i PDK-së ka pasur ankesa se për dy vite Këshilli Ndërministror i ka mbajtur vetëm dy takime për t’i shqyrtuar 44 takime të investitorëve strategjikë

Related Articles