Menjëherë pas miratimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë Elektrike për vitin 2006-2022, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook, ku edhe kanë treguar arsyet e këtij komisioni, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Ky komision hetimor synon t’i hetojë keqpërdorimet në energjinë elektrike prej vitit 2006 kur Kosova është bërë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje ata kanë njoftuar se në këtë sektor brenda këtij viti ka pasur zhvillime të shumta.
“Prej këtij viti një mori iniciativash janë zhvilluar në këtë sektor. Prej shthurjes së KEK-ut deri te themelimi i KOST-it. Planifikimet për strategjinë për të ardhmen e sektorit të energjisë”, kanë shkruar ata.
Sipas tyre “projektet gjeneruese. Strukturimi i brendshëm i energjisë dhe zbatimi i standardeve që burojnë nga ai Traktat”./Gazeta Enigma/