Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka foluar për situatën e krijuar në mes Ukrainës dhe Rusisë.
Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se Qeveria e Kosovës padyshim që mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e Ukrainës.
“Sikurse deri më tani dhe në vijim do të jemi të bashkërenduar me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n”, ka thënë Kurti.
Këto komente Kurti i bëri gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ku falënderoj deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe deputetin e LVV-së, Haki Abazi për qëndrimet e tyre rreth situatës në Ukrainë.
Ndryshe, në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, duke thënë se Kosova qëndron me Ukrainën, ndërsa thekson se bota duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri.
“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagim. /Gazeta Enigma/.