Ministria e Shëndetësisë në Kosovë dje njoftoi për vetëm një viktimë nga COVID-19 dhe shtatë raste të reja të të infektuarve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bëri të ditur se kjo shifër u regjistrua pas 2 mijë e 295 mostrave të testuara.
Në bazë të raportit të fundit, janë shëruar edhe 147 pacientë ndërsa raste aktive janë 1 mijë e 511.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,466 pacientë me këtë virus. Prej tyre 103.711 janë shëruar ndërsa 2,244 kanë vdekur.
Sipas njoftimir të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 2 mijë e 915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75 mijë e 553 doza të vaksinës.