Ditëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të rasteve me COVID në Kosovë.
Vetëm dje, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 110 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse një person ka vdekur.
Kurse në total numri i rasteve aktive është 689.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.
Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.