Federata e Futbollit të Kosovës është dënuar nga UEFA.
Këta të fundit i kanë shqiptuar gjobë në total prej 61 mijë eurosh për ndeshjen kundër Rumanisë që u mbajt muajin e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.
FFK-ja është dënuar me 10 mijë euro për futjen e njerëzve në fushë, 22 mijë sosh për hedhjen e gjësendeve nga tifozët, gjashtë mijë euro për ndezjen e fishekzjarreve.
15 mijë euro FFK-ja ka marrë dënim për fishkëllimat e tifozëve gjatë himnit të Rumanisë, tetë mijë për bllokimin e rrugëkalimeve. /Gazeta Enigma