S’jemi pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit – Krejt çka tha sot Abdixhiku

S’jemi pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit – Krejt çka tha sot Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas takimit 5 orësh që pati kryesia e kësaj partie bëri të ditur se nuk do të bashkëpunojnë me partinë në pushtet dhe se as nuk kanë pasur ndonjë takim me partitë e tjera, raporton gazeta “Enigma”.

“Më lejoni që para jush të shprehi pozicionet tona të LDK-së, duhet të qartësojë para medieve që nuk kemi pasur asnjë takim prej asnjëres prej partive sidomos me partinë në pushtet, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta”, tha Abdixhiku.

Ai poashtu tha se nuk pranojnë të hyjnë në një Qeveri ku LDK-ja nuk e ka pozitën e kryeministrit.

“Poashtu qëndrimi ynë elektoral dhe paraeleoktral ka qenë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa poziten e kryeministrit, poashtu LDK-ja nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër”, tha i pari i LDK-së.

Por ai shtoi se “askush nga njerëzit e autorizuar të LDK-së nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjërën prej partive politike në nivel të komunikimit zyrtar”

“Unë, dhe askush nga njerëzit e autorizuar të LDK-së nuk ka pasur asnjë kontakt, me asnjërën prej partive politike në nivel të komunikimit zyrtar. Kemi pasur komunikim të urimeve paszgjedhore, që janë normale, por jo komunikim zyrtar për qeverisjen e ardhme. Kjo për arsye bazike, e para, sepse të parit i takon afati kushtetues dhe të tjerët s’kanë se çfarë kërkojnë në këtë afat, e dyta, ne nuk besojmë në një qeveri që ka afat të shkurtës. Nuk mund të jemi pjesë e një qeverie për gjashtë muajt e ardhshëm, shtatë muajt e ardhshme. Nuk kemi interesa të pozicioneve këtu”./Gazeta Enigma/

Related Articles