Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se kanë mbetur vetëm tre hapa që qyetarët e Kosovës të lëvizin lirshën në Evropë.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, kur u votua liberalizimi i vizave në mënyrë unanime nga Këshilli i ministrave, Kosova e ka marrë dritën e gjelbërt për heqjen vizave.
“Pas votimit unanim të këshillit të ministrave për dhënien e dritës së gjelbërt për liberalizimin e vizave, ky ka qenë hapi më i rëndësishëm sepse ka qenë vendimarrja poltike ku u vërejt që ka një konsensus brenda vendeve anëtare të Këshillit Evropian”, tha Arifi.
Arifi ka përmendur tre hapat që kanë mbetur në finalizimin e kësaj çështjeje.
“Kanë mbetur tre hapa për finalizimin e plotë. Procesi i parë kalon tek Parlamenti Evropian ku duhet të nënshkruhet akti nënligjor nga përfaqësuesit e BE-së.Pasi të nënshkruhet akti nënligjor, vendimi publikohet në gazetën zyrtare duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi.Hapi përfundimtar është edhe hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave në datën që caktohet në gazetën zyrtare”, tha Arifi.
Ndërsa analisti, Gazmir Raci thotë se më nuk do të ballafaqohemi me probleme pasi faza përfundimtari i ka mbetur në “dorë” Parlamentin Evropian që e njeh Kosovën si Republikë.
“Faza e fundit duket që do të jetë miratimi nga ana e Parlamentit Evropian, në atë institucion nuk do të ketë probleme pasi ky i fundit e njeh Republikën e Kosovës dhe gjithmonë ka pas unanimitet në raport me vendin tonë”, tha Raci.
Sa do të ndikojë liberalizimi i vizave që të rinjtë të largohen nga vendi?
Psikologia, Ema Sallahu-Kqiku thotë se Kosova do të ballafaqohet me një ikje të pa parashikuar.Sallahu në një prononcim për GazetaBlic thotë se, kriza ekonomike është temë pothuajse në çdo shoqëri.
“Fatkeqësisht mendoj se po, do të ballafaqohemi me një ikje të pa parashikuar.Shumë të rinjë jane duke u ballafaquar me gjërat elementare për jetë, sidomos pas situatës se krijuar në botë ka qenë e vështirë për të gjithë rimëkëmbja. Sot çdo i ri e ka temë të ditës shtrejtimin e të gjitha gjërave dhe ballafaqimin me jetën socioekonomike, ngase nuk kanë të ardhura të mjaftushme dhe të sigurta”, tha ajo.
Sipas Sallahut lëvizja e lirë në Evropë hap shumë rrugë për t’u shkolluar dhe punuar, por sipas saj nëse liberalizimi i vizave do të ndodhte më herët atëherë qytetarët do të riktheheshin në Kosovë, për të dhënë kontributin e tyre.
“Sikur të ndodhte më herët liberalizimi unë mendoj se secili i ri duke e përfshirë edhe veten do të na u hapshin shumë rrugët për një mirëqenie me të mirë mes Europës dhe Kosovës për tu kthy në vendin tonë, për të dhënë kontributin si në profesion ashtu edhe në bisnes, pasi levizja e lirë hap shume rrugë si për t’u shkolluar, si për të punuar, mirëpo tani është bërë shumë, pritja i ka dëshpruar shumë qytetarët”, shtoi Sallahu.
“Nëse vazhdohet me këtë ritëm, mendoj se do të shkojnë shumë vite pëe t’i arritur synimet për të pas prespektivë në Kosovë. Unë mendoj se dy gjenerata do të sakrifikohen për të pasur një mirëqenie e një të ardhme të mirë e të sigurtë”, tha Sallahu.
Sallahu shpreson se sa më shpejt të parandalohet ky fenomen.
“Efekti lidhet me atë që e ceka më lart se secili është duke pritë me padurim që të ndryshojë mirëqenien e tij financiare sidomos për të pasur siguri në shëndetsi, si gjë elementare në Arsim dhe në jetën në përgjithësi. Shpresoj që sa më shpejt të parandalohet ky fenomem i ikjeve të kuadrove cilësor dhe të kualifikuar nëpër vendet e huaja, të u ofrohen kushte për t’i shërbyer vendit tonë.Të mos jenë të harruar nga pushtetet, e mos të ju mbetet zgjidhja e vetme IKJA”, tha Sallahu për GazetaBlic.
Kujtojmë se, para pak dite shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, në mënyrë unanime kanë votuar në përkrahje të heqjes së regjimit të vizave për kosovarët. Ky votim shënon njëherit edhe një prej momenteve më të rëndësishme të procesit të liberalizimit të vizave.