S’ka pushim te Thomas Tucheli, lojtarët e Bayernit stërviten edhe në hotel

S’ka pushim te Thomas Tucheli, lojtarët e Bayernit stërviten edhe në hotel

Skuadra e Bayern Muncheni sonte luan ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, ku do të mësohet edhe finalisti i fundit pas Dortmundit mbrëmë.

Edhe pse kanë mbetur edhe pak orë deri te ndeshja, trajneri gjerman – Thomas Tuchel i ka detyruar futbollistët e tij të stërviten në hotel.

Ngrohje, zgjatje muskuj dhe disa lojë me top tenisi ishin stërvitjet që skuadra gjermane i kreu sa po qëndronte në hotelin në Madrid.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2 në “Allianz Arena”.

Related Articles