Një rast që po e bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale e ka tronditur futbollin brazilian.
Një lojtar u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, ndërsa reagimi i tij pas ndeshjes ishte i fortë, duke pretenduar se takimi ishte i manipuluar/kurdisur.
Protagonist negativ ishte Luan Candido, i cili u skuq në duelin mes Vitoria dhe Palmeiras, e cila përfundoi me rezultat 4:0 për ekipin mysafir, shkruajnë mediat braziliane.
Pas disa vendimeve që vendësit i konsideruan si kontroverse, Canido e bëri me duar një gjest, me të cilin donte të thoshte se referi po e vendos lojën, që ndeshja mund të jetë e manipuluar.
Për këtë, referi u thirr nga VAR-i për ta rishikuar këtë rast dhe e ndëshkoi futbollistin e Vitoria me karton të kuq.
Polémique au Brésil : Luan Cândido (joueur du Vitoria) a été EXPULSÉ contre Palmeiras pour avoir fait un geste symbolisant un vol de l’arbitrage ! 🇧🇷😬 pic.twitter.com/PAnYttCRqa— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) July 30, 2026
Pas kësaj, Candido me ironi e duartrokiti referin. Pas ndeshjes, futbollisti shpërtheu ndaj referimit.
“Ndeshja ishte e manipuluar. Nuk mund ta pranoj një vendim të tillë. Të gjithë e panë se çfarë ndodhi.”
Deklarata e tij ka ndezur polemika të mëdha në Brazil, ndërsa drejtuesit e referimit e kanë mbrojtur vendimin, duke theksuar se ai është marrë në përputhje me rregulloren e re të FIFA-s dhe IFAB-it.
Candidon ndërkohë e pret një dënim i rëndë në futbollin brazilian pas këtij gjesti. /
