SKANDAL: Rregulloja Disiplinore thotë se një lojtar që ndëshkohet direkt me karton të kuq dënohet dy deri në gjashtë ndeshje mos lojë, Komisioni Disiplinor e dënon vetëm me para

SKANDAL: Rregulloja Disiplinore thotë se një lojtar që ndëshkohet direkt me karton të kuq dënohet dy deri në gjashtë ndeshje mos lojë, Komisioni Disiplinor e dënon vetëm me para

Qendërmbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ishte ndëshkuar me karton të kuq në tunel pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit.



Qendërmbrojtësi ishte “skuqur” nga gjyqtari Genc Nuza pasi që kishte ofenduar drejtuesit e klubit gjilanas.

Komisioni Disiplinor i FFK-së gjatë ditës së sotme bërë të ditur se e ka dënuar Lumbardh Dellovën vetëm me 400 euro.

Ky vendim i Komisionit Disiplinor është skandaloz, pasi sipas Rregullores Disiplinore për sezonin 2021/2022, një lojtar që ndëshkohet direkt me karton të kuq ndëshkohet dënohet me ndalesë prej dy deri në gjashtë ndeshje, raporton Gazeta Enigma.

“Lojtari i cili në ndeshjet kampionale dhe të Kupës ndëshkohet me karton të kuq, dënohet me ndalesë loje prej dy deri në gjashtë ndeshje dhe dënimi ekzekutohet në ndeshjen e radhës kampionale apo për Kupës” thuhet në Rregulloren Disiplinore të Nenit 39.

Ndeshja Gjilani – Ballkani ishte ndërprerë pasi dy individë kishin sulmuar portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.

Por si e parasheh Rregullorja Disiplinore nëse një lojtar ndëshkohet me karton të kuq kur një ndeshje ndërprehet ose anulohet.

Neni 15 i Rregullores Disiplinore të FFK-së thotë se nëse një lojtar ndëshkohet me karton të verdhë ose të kuq e neës ndeshja anulohet ose ndërprehet kartoni i kuq mbet në fuqi.

“Neni 15- Nëse lojtari ndëshkohet me karton të verdhë apo të kuq, kurse ndeshja ndërprehet apo anulohet, përgjegjësia për përjashtim mbetet në fuqi. Nëse ndeshja përsëritet kartonat e kuq mbeten në fuqi ndërsa kartonat e verdhë anulohen”, thuhet në Nenin 15 të Rregullores Disiplinore të FFK-së.

LEXO EDHE: SKANDALOZE: Dellova i Ballkanit ishte ndëshkuar me karton të kuq, Komisioni Disiplinor e dënon vetëm me para!

Related Articles