Ministria e Mbrojtjes ka dalë me njoftim publik, ku kanë bërë të ditur se të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër me shujtat ditore të zakonshme, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë theksuar se i vetmi dallim është që ushqimi po përgatitet nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional. Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinierëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kamotshëm”, thuhet në njoftim.
Ky reagim i Ministrisë së Mbrotjes erdhi pasi një ditë më parë u raportua për skadimin e kontratës me kompaninë që përgatit ushqimin për pjesëtarët e FSK-së.
Njoftimi i plotë:
Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër.
Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme, i vetmi dallim është që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional.
Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinerëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kahmotshëm. /Gazeta Enigma/