SKANDALOZE: Dellova i Ballkanit ishte ndëshkuar me karton të kuq, Komisioni Disiplinor e dënon vetëm me para!

SKANDALOZE: Dellova i Ballkanit ishte ndëshkuar me karton të kuq, Komisioni Disiplinor e dënon vetëm me para!

Ballafaqimi i zjarrtë mes SC Gjilanit dhe FC Ballkanit është shoqëruar me tensione të shumta.

Ndeshja u ndërpre në sekondat e fundit pasi që skuadra e Gjilanit barazoi rezultatin dhe disa individë e sulmuan portierin e mysafirëve, Stivi Frashërin.

Tensione kishte pasur edhe mes futbollistëve pas që iu drejtuan dhomave të zhveshjes. Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht se futbollisti i Ballkanit, Lumbradh Dellova, ishte ndëshkuar me karton të kuq në tunel. Qendërmbrojtësi ishte “skuqur” nga gjyqtari Genc Nuza pasi që kishte ofenduar drejtuesit e klubit gjilanas.

Tashmë Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar skuadrën e Gjilanit me tri ndeshje zyrtare pa praninë e shikuesve si dhe jashtë fushës së stadiumit të qytetit në Gjilan.

Por, i njëjti komision ka vepruar në mënyrë skandaloze duke e dënuar Lumbardh Dellovën vetëm me 400 euro. Sipas rregullores futbollisti do duhej të dënohen me dy ose më shumë ndeshje moslojë.

Gazeta Enigma ka siguruar Raportin Shtesë për ndeshjen SC Gjilani – FC Ballkani.

“Gjatë përpilimit të protokollit zyrtar nga Gjyqtari kryesor Genc Nuza jam njoftuar se për shkak të sjelljeve arrogante jo-sportive në tunelin e stadiumin me karton të kuq është ndëshkuar lojtari me nr 5 i FC Ballkani, Lumbardh Dellova”, thuhet nga delegati i ndeshjes Senad Hamzic.

Kujtojmë që kjo ndeshje është regjistruar me rezultatin 0:3 në të mirë të Ballkanit.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles