“Skifterat” e Gjilanit të jashtëzakonshëm: Ndërtojnë një xhami dhe hapin një pus për ujë të pijshëm në Pakistan

“Skifterat” e Gjilanit të jashtëzakonshëm: Ndërtojnë një xhami dhe hapin një pus për ujë të pijshëm në Pakistan

Grupi i tifozëve “Skifterat” njihen si njëra prej tifozërive më të mira në Kosovë, të cilët e mbështetin skuadrën e SC Gjilanit.

Përveç kësaj, ‘Skifterat” po ashtu njihen edhe për humanizmin e tyre.

Kësaj radhe, “Skifterat” kanë ndërtuar një xhami dhe një pus për ujë të pijshëm në Pakistan, shkruan Gazzeta Enigma.

“Humaniteti nuk njeh komb, racë apo fe! Një xhami me kushte optimale për kryerjen e obligimeve fetare dhe një pus për ujë të pijshëm e dhuruam në emër të Skifterave përmes kontributit të një antari tonë që vepron jashtë vendit! Kësaj here në Pakistan, në një lokacion të harruar nga bota e pasur dhe e zhvilluar! Përveq bëmirësisē, përmes kësaj vepre përcjellim mesazhin tek të gjithë ata që paragjykojnë vazhdimisht çdo aksion ndihme jashtë vendit tonë, për të treguar që ujin, ndihmën, mëshirën dhe kushtet elementare për jetesë i meritojnë të gjithë fëmijët e botës! Sigurisht, ne jemi pranë nevojtarëve në vendin tonë çdo ditë e çdo natë, dhe do të mbesim përherë!”, thuhet në njoftimin e “Skifterave”.

Related Articles