Skitarja kosovare Kiana Kryeziu ka shënuar një rezultat të jashtëzakonshëm në garën e Ravascletto Sutrio të Italisë, në disciplinën Sllallom i Madh, duke grumbulluar pikë të jashtëzakonshme drejt olimpiadës dimërore, “Pekin 2022”, shkruan Gazeta Enigma.
Në një njoftim zyrtar nga Komiteti Olimpik i Kosovës thuhet se skitarja Kiana Kryeziu ka plotësuar njërin nga kriteret për normë olimike, duke mbledhur plotë 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, me kohë 2:19.16 sekonda në Sllallom të madh për femra.
Asaj i duhen edhe dy rezultate të përafërta, ose më të mira, në gara të tilla të karakterit ndërkombëtar deri më 16 janar, datë kjo kur përfundon periudha e arritjes së normës olimpike.
????Bravo Kiana Kryeziu⛷????????, vetëm edhe DY✅ Kiana Kryeziu ka plotësuar kriterin e tretë për normën olimpike për Lojërat…Posted by Kosovo Olympic Committee on E shtunë, 8 janar 2022
Përzgjedhësi i Kosovës në skitari, Agim Pupovc, ka vlerësuar paraqitjen e sotme të skitares kosovare dhe është shprehur optimist se deri më datën e paraparë, ajo do ta arrijë normën e shumë kërkuar.
Sot ka garuar edhe skiatrja tjetër, Arba Pupovci, e cila mësohet se ka përyunduar garën në pozitën 24.